Trajnim mbi CMS: JOOMLA, WORDPRESS, DRUPAL si dhe mbi Programim Webi
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj
Trajnim mbi CMS: JOOMLA, WORDPRESS, DRUPAL si dhe mbi Programim Webi ku perfshihen : HTML, JAVASCRIPT, PHP
Ky kurs ju njeh me mjetet dhe teknikat për ndërtimin e aplikimeve web në platformën php&mysql. Kjo është një platformë me kod burimi të hapur prandaj aplikacionet e ndërtuara në këtë platformë nuk kanë kosto për licenca të software. Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe sitet e ndertuara ne PHP&Mysql kane kosto të ulët për hostimin. Kursi fillon me mjetet e programimit ne klient,html dhe javascript dhe vazhdon më tej me PHP dhe MySQL. Kursi eshte i bazuar në shembuj konkretë dhe në fund të leksioneve ka ushtrime që do të shërbenin për përforcimin e njohurive të marra gjatë leksionit. Eshte ndertuar një faqe interneti për të dhënë zgjidhjet e disa ushtrimeve si edhe për informacione shtesë ndihmëse si udhëzime për instalimin e platformës apo teknika dhe truke në ndërtimin e aplikimeve.
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj
Numri i seancave: 8-12
Shpeshtësia: 2-3 seanca/ javë
Kohëzgjatja e çdo seance: 1 orë
Vendndodhja: Tiranë
Gjuha e folur: Shqip
Gjuha e shkruar dhe e lexuar: Shqip & anglisht
Mjetet didaktike: Çdo pjesmarrës duhet të jetë i pajisur me laptop
Audienca e synuar e trajnimit: Nxenes te shkollave te mesme, studente dhe cdo individ qe deshiron te mesoje se si ndertohet nje faqe webi.
Dokumenti i lëshuar: Certifikatë trajnimi
Çmimi: 100-150 Euro